Prokurori Koça sqaron rregullat e arrestimit me burg: Debati gjyqësor vendimtar

9 Prill 2026 | 11:27

Në Gjykatën e Lartë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara për shqyrtimin e vendimit të ndërmjetëm mbi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë fjalës së tij, Prokurori Arqile Koça, theksoi se masa e arrestit merret pas një debati gjyqësor dhe verifikohet në seancë ku palët diskutojnë nëse kjo masë duhet të qëndrojë apo jo. Ai shtoi se gjykata duhet të arsyetojë më gjerësisht vendimin e saj, duke respektuar standardet e Strasburgut, sipas të cilave prokurori duhet të shpjegojë arsyet e zgjatjes së hetimeve.

“Barra për caktimin e masës së arrestit në burg i takon prokurorit, por vendimi nuk mund të bazohet vetëm në provat për sjelljen e të pandehurit. Gjykata vlerëson këtë masë në harmoni me provat e tjera dhe merr vendimin pas një debati gjyqësor. Verifikimi bëhet në seancë me debat, ku palët diskutojnë nëse masa duhet të vazhdojë apo jo. Çdo dy muaj, gjykata ka një kufizim kohor dhe duhet të arsyetojë vendimin më gjerësisht. Standarti i Strasburgut i drejton prokurorit pyetjen: “Çfarë keni bërë këto dy muaj dhe pse duhet të zgjasë hetimi?” Kjo nënkupton se gjykata duhet të jetë më kërkuese. Parimi është që vetëm pavlefshmëritë e pariparueshme duhet të çojnë në rigjykim, ndërsa ato të riparueshme vlerësohen dhe korrigjohen brenda të njëjtit gjykim.” u shpreh Koça.

Ai paralajmëroi gjithashtu se një qasje tepër kategorike mund të krijojë probleme, pasi vendimi gjyqësor është produkt i mbledhjes së provave, fakteve dhe elementëve socialë, jo vetëm juridik.

Sipas qasjes së re, nuk mjafton vendimi fillestar për caktimin e masës; për çdo zgjatje gjykata duhet të japë argumente të reja për nevojën e mbajtjes në burg. Barra e provës nuk mund të mbetet mbi të akuzuarin, por mbi prokurorinë dhe gjykatën.

Procedura e rishikimit të praktikës gjyqësore ka nisur me iniciativë të kryetarit Sokol Sadushi, me qëllim ndryshimin e praktikës së njësuar të zbatuar që prej vendimit unifikues nr. 7, datë 14 tetor 2011. Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht për kufizimin e lirisë personale. Relatori Ilir Panda lexoi vendimin unifikues të vitit 2011.

Sipas vendimit të ndërmjetëm të kryetarit Sadushi, vendimet për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, individuale dhe të plota. Gjykata duhet të argumentojë pse masa “arrest me burg” është më e nevojshme se alternativa, dhe rrezikshmëria e të akuzuarit nuk mund të përcaktohet vetëm nga vepra penale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026