Në kërkim ndërkombëtar, kapen në Itali dy vëllezër të dënuar për vrasje (EMRAT)
Dy vëllezër të dënuar për vrasje janë arrestuar në Itali nga Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane.
Të arrestuarit janë shtetasit Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ata janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë në vitin 2001 për “vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”, me 15 vjet e 6 muaj dhe 16 vjet e 6 muaj burgim.
Më 12 shtator 1999 në Lushnjë, dy vëllezërit vranë me armë zjarri shtetasin R. M., për motive gjakmarrjeje, pasi ky i fundit kishte vrarë vëllanë e tyre në vitin 1997.
Pas krimit, ata u larguan drejt Italisë duke përdorur identitete false, me të cilat siguruan edhe leje qëndrimi në këtë shtet. Artur Mehilli përdorte gjeneralitetet Artur Davidhi, ndërsa Arben Mehilli përdorte emrin Arben Gjermeni.
Identifikimi i tyre u mundësua si rezultat i një pune intensive, duke përdorur teknologjinë më të fundit të identifikimit biometrik “Facial Recognition”, nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta