PD u dërgon udhëzim strukturave lokale për hartën e re territoriale
Partia Demokratike këtë të enjte iu ka shpërndarë degeve të saj në rrethe që të angazhohen në procesin e konsultimit dhe hartimit të ndarjes së re territoriale në kuadër të punës së komisionit të posaçëm që është ngritur në Parlament.
Sipas udhëzimit, strukturat e partisë do të organizojnë dëgjesa me komunitetet lokalë ndërsa brenda datës 15 prill duhet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë për të diskutuar variantet e mundshme te reformës.
Udhëzimi i plotë:
Ky udhëzim ka për objekt angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike, në bashkëpunim me ekspertët hartimin i një ndarjeje territoriale sa më pranë qytetarëve, duke u bazuar në njohjen e tyre mbi interesat vendore.
Strukturat e Partisë Demokratike do të zhvillojnë dëgjesa me komunitetet vendore sipas një grafiku të caktuar nga Komisioni Parlamentar i Reformës Administrative-Territoriale.
Në këtë kuadër, kërkohet angazhim dhe pjesëmarrje aktive nga degët e PD, përfshirë demokratë, këshilltarë vendorë dhe ekspertë nga radhët e opozitës.
Paraqitja e një harte të re të njësive vendore sa më pranë qytetarëve është politikisht e rëndësishme, për këtë, 1. 2. 3. 4. 5.
UDHËZOJ:
1.Të organizohet mbledhja e kryesisë së të gjitha degëve brenda datës 15 Prill;
2. Në këtë mbledhje të shqyrtohet dhe finalizohet varianti më i pranueshëm i ndarjes territoriale që i përket njësisë përkatëse vendore;
3. T’i jepet përgjigje pyetjeve të Anketës Politike të përcjellë tek ju lidhur me ndarjen e re të bashkive, funksionimin e këshillave bashkiake dhe të qarqeve, si dhe për njësitë administrative dhe administratorët;
4. Në këtë takim të thirren për konsultim edhe individë të zgjedhur, kryetarë e këshilltarë të njësive vendore të PD ndër vite;
5. Konkluzionet dhe raporti me shkrim të shoqërohen me pamje (foto) nga diskutimet në mbledhjet e kryesisë;
6. Data e raportimit do të jetë 20 Prill;
7. Për çdo takim do të informoheni nga Sekretariati Organizativ i PDSH;
8. Njoftime më të hollësishme dhe propozimet që do të keni, do t’i përcillni në sekretariatin e qeverisjes vendore të PD në email: [email protected]
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes