Bardhi nga Kuvendi: Ligji i investimeve strategjike nuk i shërben interesit publik! Pasuron individë pranë Ramës
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se ligji për investimet strategjike nuk po i shërben interesit publik. Sipas tij ky ligj nuk tërheq investime të huaja teksa hodhi akuza se kjo pasuron një grupi të vogël pranë kryeministrit Edi Rama.
Ai ndër të tjera përmendi dy raste flagrante, ai i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik. Rasti i dytë, ishte ai i Pllumb Gjokës, i cili sipas tij pasi mori statusin e investitorit strategjik me firmë të kryeministrit.
“Na thoni pak sa investime të huaja keni thithur nga zbatimi i ligjit për investimet strategjike. Na e thoni. Në këtë sallë kam publikuar listën e projekteve deri në vitin 2023. Ishin gjithsej rreth 40 projekte të investimeve strategjike, përfitues ishin nëntë individë. Të gjithë pjesë të oborrit të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim.
Të njëjtët që përfitojnë çdo koncesion dhe çdo PPP pa garë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kishte vetëm dy shtesa. Dhe prandaj ju e quani sukses. Shtesa e parë ishte ish-ministrja e jashtme, deputetja juaj Olta Xhaçka, kishte bërë burrin investitor strategjik, dhe i kishit dhënë investim strategjik një njeriu që një vit më vonë nga koha kur Edi Rama i firmosi vendimin për ta shpallur investitor strategjik, u arrestua nga prokuroria, sepse kishte porositur vrasje, Pllumb Gjoka.
Dhe ju na thoni ne, ejani në këtë sallë dhe votoni ligj për Olta Xhaçkën dhe Pllumb Gjokën. Cilindo nga këto nëntë miq të Edi Ramës që marrin çdo koncesion. Po si mund të jeni kaq të pandjeshëm? Që ndërsa votoni kundër çdo iniciative të deputetëve të opozitës, nuk kemi propozuar ne ligje që të përfitojnë se ju e keni shndërruar kuvendin në një klub që miraton ligje për interesat të 10 individëve. Njëri propozon për parqe fotovoltaike se kanë interes tre biznese, tjetra thotë porte pa garë se kanë interes dy biznese, ndërsa ne çfarë kemi propozuar?
Kemi propozuar deri tani 18 ligje, të gjitha në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe ju i votoni kundër. A nuk ishit po të njëjtët ju që kur miratuat koncesionet apo PPP-të për tre inceneratorët e famshëm, ngrinit gishtin ndaj opozitës dhe thoshit, ju jeni kundër zhvillimit, ju jeni kundër pastërtisë, se ne përmes këtyre tre inceneratorëve të famshëm, për të cilët kemi paguar 430 milionë euro, do pastrojmë Shqipërinë.
Po çfarë ndodhi? Jo më vonë se tre vite pasi ju ngritët kartonin jeshil për t’i votuar, të tre inceneratorët. Doli që ligjet i kishte shkruajtur Klodian Zoto. Para se të vinin në kuvend, u gjetën te kompjuterat në zyrën e Klodian Zotos.
A u ngrit dikush prej jush që i kishte votuar ato ligje të kërkonte ndjesë, që kishte votuar ligje me porosi nga një person që edhe sot që flasim, është në kërkim nga drejtësia, për abuzime me miliona euro. Po si ka mundësi ju e quani luftën kundër korrupsionit, luftë klasash? Jo, ne nuk bëjmë luftë klasash, nëse ju garantoni lirinë ekonomike, garantoni barazinë e çdo biznesi në territorin e Republikës së Shqipërisë për garë të pastër”, tha ai ndër të tjera.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet