“Je avokat i Edi Ramës”, Gonzato: Shqiptarët më kanë thënë se e bëj punën mirë

9 Prill 2026 | 20:46

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka reaguar ndaj akuzave se ai mban qëndrim të njëanshëm, konkretisht nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gonzato ka theksuar se gëzon besimin e plotë të institucioneve evropiane dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Pikërisht. Mendoj se e vetmja gjë që mund të them është se institucionet e Bashkimit Evropian e kanë deklaruar qartë se gëzoj besim të plotë për kapacitetin dhe gjykimin tim. Ajo që është gjithashtu më e rëndësishme është se kolegët e mi, Ambasadorët e shteteve anëtare këtu në Tiranë dhe të dërguar në vende të tjera, kanë besim të plotë në gjykimin tim”, u shpreh Ambasadori i BE në Shqipëri.

Gonzato u ndal edhe te perceptimet e kirjuara për rolin e tij, duke theksuar se: “Dhe në një notë më personale, duhet të them se kam takuar kaq shumë shqiptarë që më kanë thënë se po bëj një punë të mirë, sa mund t’ju them se jam në rregull me këtë. Kaq mjafton”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”

Një shqiptar i ardhur nga Britania e Madhe ka mbajtur fjalën gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me...
20:36 | 04/07/2026

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka...
19:52 | 04/07/2026

“Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Me thirrjet “dorëheqje”, protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në ditën e 35-të të protestës që po zhvillohet...
19:16 | 04/07/2026