Manjani “zbërthen” skenarin: Ja si mund të përfitojnë zyrtarët e lartë të dënuar për korrupsion

9 Prill 2026 | 22:06

Juristi Ylli Manjani ka folur këtë enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me shqyrtimin e praktikës së paraburgimit nga Gjykata e Lartë ditën e sotme. Manjani tha se ky është një vendim i vonuar dhe sipas tij nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe.

“Sa për informacion, çdo vendim i kolegjeve që është precedent për të ardhmen, jo për të shkuarën. Prandaj quhet vendim unifikues. Praktikën gjyqësore ti e vendos në shina të caktuara dhe në këto shina do duhet të ecë procesi në vijim. Ky është qëllimi i vendimit unifikues. Fakt është që kolegjet e bashkuara nuk e kanë bërë shpesh këtë gjë. Edhe për mendimin tim se kanë bërë detyrën. Gjykata e Lartë ka vetëm një mision, të ushtrojë praktikën gjyqësore. Pse u zgjodh ky rast? Mendoj që është pak “smart” ky rasti, se po të merrej rast politik do kishte ngarkesë politike. Gjykata e Lartë për mua është jashtë misionit kushtetues. Vetëm kaq dua t’ju them, nuk është vetëm vendimi i marrjes për arrestin, është gjithë procedura që çon te masa e arrestit. Mundet që të ndikohet nga praktika e re dhe në të drejtën penale ka një parim, ligji apo vendimi favorizues shkon në favor të të pandehurit. Nuk besoj se Gjykata e Lartë do e bëjë.”-tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
11:34 | 04/06/2026