Olen Cesari rikthehet me tre netë concert në Pallatin e Kongreseve
Violinisti Olen Çesari rikthehet në Tiranë me një koncert unik në Pallatin e Kongreseve që do të zgjasë 3 netë. Ai do të performojë i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH dhe artistë të tjerë.
Për tre net me radhë, skena e Pallatit të Kongreseve do të shndërrohet në një hapësirë magjike, ku virtuoziteti i violinës do të ndërthuret me ritmet moderne.
“Është koncerti më gjigand që kemi organizuar ndonjëherë në Shqipëri… kemi me vete dhe orkestrën e RTSH-së, janë 64 elementë. Është historia e muzikës shqiptare praktikisht në atë skenë,” tha ai.
Koncerti sjell në skenë një kast artistësh të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë, të cilët premtojnë interpretime të veçanta përgjatë tre mbrëmjeve.
“Jam me shumë miq me vete. Janë nja 20 këngë, më të bukurat dhe më të famshmet e botës.”, vijoi artisti.
Përtej muzikës, artisti ndalet edhe tek sfidat e skenës shqiptare, duke theksuar mungesën e hapësirave për artistët.
“Ka shumë pak vende ku artistët mund të shprehen…Kjo është e vetmja sallë me 2000 veta. Nuk ka asnjë gjë tjetër. Dhe në momentin që kjo do të rikonstruktohet, nuk e di se ku do bëjmë evente, por këshilla, dëshira, ëndrra ime është që të kemi sa më shumë evente, sa më shumë teatro, sa më shumë vende ku artistët kenë mundësi të shkojnë. Për momentin është opera, është këtu edhe s’ka më.”, vërejti ai.
Tre netët e koncertit të Olen Cesarit dhe International Clandestin Orkestra pritet të kthehen në një festë të vërtetë muzikore.
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)