Arrestohet 42-vjeçari në Kurbin me armë dhe kokainë në hotel

10 Prill 2026 | 08:29

Një 42-vjeçar është arrestuar në Mamurras, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje dhe një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë.

Operacioni policor i koduar “Alias”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë publike, çoi në prangosjen në flagrancë të shtetasit A. K., alias A. Ll., banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit në ambientet e hotelit ku ai qëndronte, policia gjeti një pistoletë me krehër dhe fishekë. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik, 42-vjeçarit iu zbulua edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026