Zbardhet raporti i PD për ndërkombëtarët: Mazhoranca e trajton Kuvendin si një partiak

10 Prill 2026 | 16:18

PD i dërgon një raport ndërkombëtarëve: Mazhoranca ka asgjësuar mekanizmat e kontrollit ndaj qeverisë! E trajton Kuvendin si një partiak

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi I ka dërguar të gjitha selive diplomatike në Shqipëri një raport për asgjesimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend dhe degradimin e standardeve në funksionimin e Kuvendit. Raporti i është dërguar zyrtarisht edhe Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ky raport është zbardhur dhe mësohet se përmban të dhëna specifike për secilin mekanizëm kontrolli që i është refuzuar opozitës në këto 6 muaj të Legjislaturës së re të Kuvendit. Sipas raportit gjatë këtyre gjashtë muajve, shumica në Kuvend ka refuzuar një numër të konsiderueshëm të Komisioneve Hetimore, interpelancave, mocioneve me debat apo kërkesave për informacion.

Shqetësim për opozitën mbetet edhe përjashimi i saj nga cdo transparencë për procesin e integrimit europian, apo moszbatimi nga mazhoranca i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Qëndrimi politik i shumicës për të bllokuar çdo të drejtë kushtetuese të opozitës, refuzimi i çdo iniciative ligjore, përjashtimi i saj nga procesi i emërimeve në institucionet e pavarura, apo përjashtimi i saj nga procesi i integrimit, e bën rolin e deputetëve të opozitës në Parlament jo vetëm të papërfillshëm, por mbi të gjitha një fasadë të një normaliteti të rremë, që minon vetë parimet dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik.

Kjo situatë vë seriozisht në pikëpyetje vetë qëllimin e vazhdimit të pranisë së opozitës në Parlament. Nëse opozita nuk mund të diskutojë çështje me interes publik, nuk mund të ushtrojë mbikëqyrje mbi qeverisjen, nuk mund të propozojë ligje apo amendamente në dobi të qytetarëve, dhe nëse të drejtat e saj kushtetuese shpërfillen, atëherë roli i saj bëhet thjesht formal, duke dështuar në përmbushjen e përgjegjësive demokratike,” thuhet në Raportin e Grupit Parlamentar të PD.

Sipas raportit, Shqipëria është një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por që shkel rregullat bazë të bashkëjetesës demokratike brenda Parlamentit. PD në raport shton se duan që Shqipëria të ecë drejt Bashkimit Evropian jo përmes propagandës boshe, por përmes standardeve të mirëfillta dhe institucioneve që funksionojnë në mënyrë demokratike, duke nisur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026