SPAK kërkon pushimin e çështjes për ish-kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

11 Prill 2026 | 12:54

SPAK  ka mbyllur hetimet për ish kreun e komisionit të prokurimit publik, Jonaid Myzyri dhe ka depozituar kërkesë në GJKKO për pushimin e çështjes në ngarkim të tij.

Myzyri u hetua dhe madje u mor i pandehur nga prokuroria e posaçme për veprën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Përveç tij edhe për anëtaret e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega SPAK kërkon po ashtu mbylljen e dosjes.

Prokuroria e posaçme e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

Ndaj Myzyrit në fillim të hetimeve u vendos edhe masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026