240 nxënës nga 40 shkolla prezantojnë ide inovative në sipërmarrje e teknologji
Në Gjirokastër është çelur Festivali Rajonal i Kompanive të Nxënësve. Në këtë aktivitetet 240 nxënës gjimnazistë nga 40 shkolla të vendit prezantuan idetë inovative në sipërmarrje dhe çeljen e bizneseve të ndryshme. Festivali iu krijoi mundësinë të rinjve pjesëmarrës të promovonin talentin në fushën e teknologjisë, mbrojtjen e mjedisit ,mbështetjen sociale etj.
“Ne kemi organizuar një website ku kemi vendosur të bëjmë evente për adoleshentët si për orientimin e karrierës së tyre ashtu edhe evente argëtuese ne njeri-tjetrin”, tregon një vajzë.
“Ideja jonë është një aplikacion që synon të ndihmojë personat me vështirësi në shikim duke i bërë atyre përshkrimin e filmave ose aplikacioneve të ndryshëm me zë në gjuhën shqipe, gjithashtu ne e mundësojmë me një asistent IA i cili i ndihmon për të përshkruar dhe për të dhënë sa më shumë detaje”, thotë një tjetër.
“Provimi i tyre janë produktet e sotme, provimi i tyre janë raportet që ndërtojnë njësoj si një kompani të vërtetë dhe kjo i shërben shumë sepse ata bëjnë praktikë me atë që ne i kërkojmë kur i marrim në punë, përvojën e punës dhe një i ri të fillojë të ndjejë përgjegjësinë e biznesit ,të mësojë hapat e biznesit dhe të dështojë sa më herët në shkollë të mesme aq më i aftë është për botën e punës”, shprehet Blerina Guga, organizatore e Festivalit.
Përgjatë këtij viti në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të shumta ku të rinjtë kanë prezantuar talentin dhe aftësitë në fusha të ndryshme të shkencës dhe artit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta