Një jetë mes orëve, mjeshtri në Elbasan ruan një zanat që po zhduket

12 Prill 2026 | 16:00

Në Elbasan, një zanat i vjetër po mbijeton falë përkushtimit të një mjeshtri 73-vjeçar. Agron Muka numëron 66 vite punë si orëndreqës, një rrugëtim që e nisi që në moshën 7-vjeçare.

Ai kujton se gjithçka nisi në dyqanin familjar në qendër të qytetit, i cili u mbyll në vitin 1968, kur aktivitetet private u ndaluan. Më vonë, në vitin 1982, hapi një punishte në Belsh, ku ushtroi zanatin për 16 vite, për t’u rikthyer më pas në Elbasan pas ndryshimeve demokratike.

“Unë jam 73 vjeç. Këtë zanat e kam mësuar që fëmijë i vogël dhe vetë e kam ushtruar pas moshës 7 vjeç. Kemi pasur një dyqan privat në qendër të Elbasanit deri në vitin ‘68, që u mbyllën të gjithë privatët në atë kohë, pata punuar me plakun. Pas shumë vitesh mu dha mundësia në Belsh në vitin ‘82. Në Belsh e hapa dyqanin për herë të parë, vend i bukur, njerëz të mirë, punova 16 vite po këtë zanat. Më andej ndodhën këto proceset demokratike dhe e hapa dyqanin në Elbasan”, tha Agron Muka, orëndreqës.

Sot, ai mbetet një nga përfaqësuesit e rrallë të këtij profesioni, ndërsa shqetësimin më të madh e ka për mungesën e brezit të ri.

“Me zanatin jemi rritur të gjithë, zanati nuk të bën pasanik thonë, por jeton ai që ka mend. Sidomos ky brezi i ri duhet të na vinte, të na lutej neve, jo të marrë rrugët për Gjermani, Europë, Kanada e Amerikë, sepse sido-sido thoshin edhe pleqtë tanë: gdhihesh pa para, ngryshesh me lekë në darkë”, shtoi Muka.

Në punishten e tij të vogël, çdo orë mban një histori, ndërsa për Mukën, tik-taku i saj është më shumë se një tingull mekanik.

“Tik-taku i orës është jeta si puna e zemrës, momente të caktuara kur është qetësi e madhe, s’ka më lezet kur e dëgjon të gjithë. Vazhdoj punoj sepse të mban gjallë puna. Qejfi s’ma ka ta lë, sa të më punojë zemra do të punoj. Shumë keq më vjen që nuk ka më zanatçi dhe vetëm mosha jonë ka ngel”, përfundoi orëndreqësi Agron Muka.

Historia e 73-vjeçarit në Elbasan është një dëshmi e gjallë e një tradite që po zbehet, por që ende jeton përmes pasionit dhe përkushtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026