Orban humb pas 16 vitesh, opozita drejt shumicës së cilësuar! Numërohen 37 % e votave
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Janë numëruar rreth 37% e votave në zgjedhjet parlamentare në Hungari, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm për opozitën.
Sipas projeksioneve, partia Tisza, e drejtuar nga Peter Magyar, është shumë pranë sigurimit të shumicës së cilësuar prej dy të tretash në Parlament. Aktualisht, ajo projektohet të marrë 132 mandate, vetëm një më pak se 133 vendet e nevojshme për të kontrolluar dy të tretat e Kuvendit.
Nga ana tjetër, partia në pushtet Fidesz, e kryeministrit Viktor Orban, parashikohet të sigurojë vetëm 59 mandate, duke pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me rezultatet e mëparshme.
Numërimi i votave vijon, ndërsa rezultati përfundimtar pritet të përcaktojë nëse opozita do të arrijë shumicën e cilësuar që do t’i mundësonte ndryshime të rëndësishme në drejtimin politik të vendit.
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin