“Kurrë rrënjët e mia nuk i harroj”, Eurodeputeti shqiptar videomesazh për Samitin e Diasporës
Me rastin e Samitit të katërt të Diasporës, i cili do të mbahet për tre ditë radhazi në Tiranë, duke nisur nga kjo e hënë, anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, duke mos qenë vetë i pranishëm, ka përcjellë një video mesazh për këtë ditë.
Dibrani, shqiptari që ka ndërtuar suksesin e tij në politikën suedeze dhe përtej, duke mishëruar vlerat dhe krenarinë e të qenit shqiptar në zemër të Evropës, shprehet se sado që nuk mund të jetë këtë vit i pranishëm në këtë samit, thotë se kurrë rrënjët e tij nuk i harron dhe me shpres se vitin tjetër do të mrrë pjesë.
Mesazhi i Eurodeputetit Adnan Dibrani në nisje të Samitit të IV të Diasporës në Tiranë:
“Përshëndetje të gjithëve, shumë prej jush këtë javë keni ardhur nga diaspora për të vizituar Tiranën dhe Shqipërinë. Mua këtë javë më duhet të shkoj për në Uashington, por kështu është shkruar për ne, gjithmonë në lëvizje.
Gjatë gjithë kohës edhe në Stokholm edhe në Parlamentin Evropian në Bruksel kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, por i rritur në Suedi, mburrem që jam shqiptar dhe të gjithë e dinë që jam shqiptar. Ju dëshiroj suksese gjatë kësaj jave dhe vetëm një mesazh kam, shihemi vitin tjetër dhe sa më fortë se kurrë”, është shprehur ai.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës