E rëndë në Fier, dyshohet se hyri për të vjedhur banesën, gjendet i pajetë 40-vjeçari

13 Prill 2026 | 11:24

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të huaj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, ku sipas raportimeve, 40-vjeçari dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e një personi me tentativë për të vjedhur.

Ndërkohë, raportohet se gjatë momentit të hyrjes nga dritarja, 40-vjeçari ka ngecur dhe ka humbur jetën.

Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij. Ai tregon se gjitoni që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit dhe ende nuk është identifikuar identiteti i viktimës. Po ashtu, po punohet për përcaktimin e saktë të shkkaut të vdekjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026