EMRAT/ Rrëmbyen biznesmenin në Tiranë, identifikohen dy autorët, u paraqitën si agjentë të BKH-së

13 Prill 2026 | 14:57

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rrëmbimin e 32-vjeçarit në Tiranë. Një biznesmen në fushën e ndërtimit, i identifikuar si Florjan Sula është marrë peng dhe dhunuar nga dy vëllezër dhe kushëriri i tyre.

Rrëmbyesit i kanë kërkuar 1 milion euro, por përballë pamundësisë për ta siguruar këtë shumë, negociatat zbritën në 500 mijë euro. Fillimisht janë prezantuar si agjentë të BKH-së, por ajo që nisi si një kontroll zyrtar u kthye shpejt në një rrëmbim të dhunshëm.

Ngjarja ka ndodhur më 31 mars. Ndërtuesi Florjan Sula është marrë peng në Tiranë nga Hysen Neza, Kevin Neza dhe Jurgen Neza dhe është mbajtur në një magazinë në Xhafzotaj.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari është mbajtur peng gjithë natën ku e kanë dhunuar dhe në mëngjes e kanë liruar me kushtin se do të siguronte 500 mijë euro. Florjan Sula menjëherë ka njoftuar polinë ku ka vënë në dijeni për rrëmbimin.

Uniformat blu përmes kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe kanë arrestuar Hysen Neza dhe Kevin Neza, ndërsa është shpallur në kërkim Jurgen Neza.

Shërbimet e policisë sekuestruan 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.

Vijon puna për kapjen e 28-vjeçari dhe zbardhjen e motivit të pengmarrjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026