Dy vjedhje në 24 orë, Policia e Tiranës arreston dy autorët! Momenti kur gruaja vjedh lekët (VIDEO)
Në vetëm 24 orë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë finalizuar dy operacione policore të koduara “The driver” dhe “Kaseta”, duke vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për vjedhje me pasoja të rënda, si rezultat i veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operacionale pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve.
Në kuadër të operacionit “The driver”, është arrestuar shtetasi L. B., 28 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një periudhe 6-mujore ka përvetësuar rreth 3 000 000 lekë, përmes shitjes së pajisjeve të një subjekti ku ishte i punësuar si shofer. Pajisjet e përpunimit dhe konsumit të kafesë dyshohet se janë shitur për llogari të tij. Si provë materiale është sekuestruar edhe një automjet në pronësi të subjektit, i cili dyshohet se përdorej për transportimin e pajisjeve.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Kaseta”, është arrestuar shtetasja M. Xh., e dyshuar se ka vjedhur 40 000 paund të lëna përkohësisht në kasetën e depozitimit të një marketi nga një klient i një subjekti për këmbimin e valutave. Paratë e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e punës së saj, në cilësinë e provës materiale.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës