Plagoset me armë zjarri pronari i lokalit të natës dhe pushuesi në Sarandë, zbulohen autorët

20 Qershor 2021 | 11:55

Një ngjarje e rëndë është regjistruara në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në qytetin e Sarandës, ku janë plagosur me armë zjarri dy persona.

Konkretisht, Spiro Iljadhi 35 vjeç, pronar i lokalit dhe një kalimtar i rastit i identifikuar si Marin Jani 33 vjeç. Sipas policisë, shënjestër e plumbave ka qenë 35-vjeçari Iljadhi, i cili së bashku me pushuesin e plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu njoftojnë se e gjithë ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit, ndërsa bëjnë me dije se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes.

Kështu në kërkim janë shpallur Andrea e Vis Çaushi dhe Redjan Hadëri, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026