Evakuohet i moshuari në pallatin ngjitur me kompleksin në flakë, rrezikonte asfiksinë, e kishte zënë gjumi
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari në një komunikim për mediat, deklaroi se pas ndërhyrjeve të vazhdueshme, zjarri që përfshiu pallatin në Tiranë është vënë në kontroll.
Ai po ashtu theksoi se edhe një tjetër person i moshuar është evakuuar, i cili ndodhej në pallatin pranë dhe rrezikonte të asfiksohej për shkak të tymit të madh, pasi ishte në gjumë në momentin e ngjarjes.
“Një operacion shumë i vështirë. Nuk kemi viktimë. Kemi të dëmtuar me djegie dhe dëmtime të karakterit jo të rëndë. Janë nxjerrë disa banorë të pamundur nga gjendja shëndetësore. Para 10 minutash u evakuua një person i moshuar. Për të qetësuar të gjithë opinionin publik zjarri është vënë nën kontroll. Por operacioni do të vazhdojë deri në fund, kur të neutralizohet i gjithë zjarri”, tha më tej ai.
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren