Goditen dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga dy persona në Tiranë
Dy raste të shitjes së lëndëve narkotike u goditën nga policia në Tiranë. Lidhur me operacionet janë vënë në pranga 2 persona. Policia njofton se në pranga janë vënë një 19-vjeçar dhe një 30-vjeçar.
30-vjeçari me inicialet A. K. ndalua në rrugën “Mine Peza” dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjetën sasi kokainë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.
19-vjeçarit iu gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Same”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike. Shiste Kokainë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Iu gjet në banesë, lëndë narkotike Cannabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës, vihet në pranga 19-vjeçari.
Sekuestrohen sasitë e lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, celularët e të arrestuarve dhe automjeti që përdorte njëri prej tyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, goditën 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestuan shtetasit:
– A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 19 vjeç, banues në Krujë.
-Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Mine Peza”, automjetin që drejtonte 30-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër e lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.
-Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor