Kanosi me armë 33-vjeçarin dhe i përplasi qëllimisht mjetin, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. I arrestuari është identifikuar si Ardian Elezi. Ai mësohet se me persona të tjerë kanë dhunuar e kanosur një 33-vjeçar në lagjen “Bathore”.
Ai dyshohet se për motive të dobëta, fillimisht me automjetin që drejtonte ka përplasur mjetin që drejtonte 33-vjeçari. Gjithashtu, 22-vjeçari dyshohet se me qëllim kanosjen e tij ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Më pas, në bashkëpunim me persona të tjerë e ka goditur me grushte. Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
“DVP Tiranë/ Kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, një 33-vjeçar, dhe i përplasi qëllimisht automjetin, arrestohet 22-vjeçari.
Gjithashtu, i arrestuari dhe shtetas të tjerë, ushtruan dhunë ndaj 33-vjeçarit. Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në lagjen “Bathore”, ndërmjet disa shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan në vendngjarje, për të identifikuar shtetasit përgjegjës dhe për të sqaruar rrethanat.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. E., 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, fillimisht, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi B. J., 33 vjeç.
Gjithashtu, 22-vjeçari, dyshohet se me qëllim kanosjen e shtetasit B. J., ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, dhe më pas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka goditur me grushte. Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës që dyshohet se ka përdorur i arrestuari, si dhe vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor