“Qindra fasada në kryeqytet janë ndërtuar me materiale të tilla”, Softa: Çfarë do bëjmë me to?
Erion Softa, inxhiner ndërtimi tha në emisionin Now në Euronews Albania se djegia e pallatit një ditë më parë në Tiranë është kambanë alarmi për qindra struktura të njëta që janë ndërtuar me të njëjtat materiale në kryeqytet.
Sipas tij, një problem i madh është edhe mungesa e masave kundër zjarrit, që duhet të nisë me praninë e një shkalle emergjence të qëndruehme betoni në çdo pallat të ri që projketohet.
‘Djegia e fasadës është logjike se në mënyrën si e ka ndërtuar, do ndodhte. Sa fasada të njëjta kemi me të? Ndryshon vetëm ngjyra, një inxhinier po ta marrësh që të shohë matërialin, dhe kemi dhe atë hapësirën e ajrit, atë lloj zjarri nuk e shuan askush. Ka materiale që vetëshuhen, që nuk digjen, problemi më i madh është se qindra fasada në qytet janë në të njëjtën situatë. Eshtë edhe çështja e masave kundër zjarrit, duhet një shkallë betoni e mbyllur që ka ndriçim pasi ikën enrgjia dhe nuk kemi pse i marrim njerëzit në krah kur ka zjarr’, tha Softa.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut