“E paralajmëruam në vitin 2024”, Inxhinier Nazarko: Po presin të digjet një lagje e tërë që të…
Inxhineri Romeo Nazarko tha në emisionin Now në Euronews Albania se mungesa e një enti që të nxjerrë përgjgjësinë plotësisht i pavarur nga qeveria për çështje inxhierike, siç është rasti i pallatit të djegur një ditë më parë, e bën të vështirë nxjerrjen e përgjegjësive për ngjarjen e rëndë.
Ai theksoi se ekspertët paralajmëruan për rrezikun e fasadave të ngjashme me atë të pallatit të djeshëm pas djegies së një pallati me të njëjtën fasadë në 2024 në zonën e ish-Parkut, por nuk u mor asnjë masë.
‘Kemi të bëjmë me kulla por që janë të ndara dhe zjarri mund të ketë ardhur edhe nga kati nëntokë.
Sa i përket arrestimit të menaxherit të supërmarketit, i bie t’i arrestojmë të gjithë pasi asnjë nuk i zbaton kushtet e sigurisë. E vërteta lidhet me përgjejgjësinë dhe atë e nxjerr vetëm një ent që është i pavarur nga qeveria, që sot nuk e kemi në vend, për raste të ndryshme në fushën e inxhinierisë. I paralajmëruam në 2024 kur u dogj një pallat i ngjashëm, tani u dogj një kompleks, tani mbase po presin të digjet një lagje e tërë që të zgjohen dhe të reagojnë. Përgjegjësia është direkt e parlamentit, se ende kanë në sirtar projektligjin për urdhrin e inxhinerit. Kemi qytete në rajon ku nuk hyn as makina, por aty është zgjidhur problemi i zjarrit. Zjarrfikësja dje nuk kishte ujë, nëse do kishin marrë atë botin që përdoret për të shpërndarë protestat do ta shuante ujin më kollaj se ajo zjarrfikëse. Në raste emergjente qeveria angazhon të gjitha mjetet e ndërhyrjes së shpejtë. Ne nuk kemi sot një ent të pavarur nga qeveria. Prokuroia e ka tregua se nuk e bën dot’, tha ai.
“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha