Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjellja e çuditshme e autorit 14-vjeçar

16 Prill 2026 | 09:08

Një video që qarkullon në internet dyshohet se tregon 14-vjeçarin pak para se të kryente sulmin e rëndë në shkollën e tij në Turqinë jugore. Videoja thuhet se është regjistruar nga shokët e tij të klasës pak para sulmit vdekjeprurës në provincën Kahramanmaras ku humbën jetën 9 persona.

Në pamjet filmike, i mituri shihet duke ecur nëpër klasë teksa shihet edhe teksa kërcen. Një shenjë ndoshta paralajmëruese ishin duart e tij të cilat i kishte bashkuar dhe kishte ngritur gishtat treguar në formë armë.

Adoleshenti kreu vetëvrasje menjëherë pas sulmit. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.

Elliot Roger kreu një masakër në Isla Vista, Kaliforni, në vitin 2014. I riu vrau gjashtë persona në një kampus universitar në Santa Barbara, përpara se të vriste veten.

Ai shpjegoi në një video që regjistroi para masakrës se do ta kryente sulmin si një mënyrë “ndëshkimi” për gratë që e refuzuan. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pakistani: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran në Zvicër është anuluar

Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi se ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e planifikuar për të premten...
17:49 | 18/06/2026

“Falenderoj Putin dhe Jinping”, Trump: Qëndruan neutralë gjatë konfliktit, nuk më penguan

Pas firmosjes së memorandumit të mirëkuptimit me Iranin, Presidenti amerikan Donald Trump i kushtoi një falenderim të veçantë dy personave që, sipas tij, kishin kontribuar...
17:46 | 18/06/2026

Katar: Marrëveshja SHBA-Iran përbën bazën për fazën tjetër të negociatave

Qeveria e Katarit e përshkroi marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit si një hap të rëndësishëm për përparim të mëtejshëm në kontaktet diplomatike, në funksion të...
17:44 | 18/06/2026