Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq për shpërdorim detyre ish-zyrtarët e Bashkisë Himarë

16 Prill 2026 | 09:48

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë shtetas, mes tyre katër ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, të akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas organit të akuzës, hetimet lidhen me procedimin penal nr. 704 të vitit 2021, që ka në fokus ndërtimet e paligjshme në zonën e njohur si “Kodra e Rrapojve” në Himarë.

Nga verifikimet ka rezultuar se të pandehurit, gjatë ushtrimit të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe subjekteve të tjera.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka ngritur akuzë për tre shtetas për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, ndërsa katër ish-zyrtarë të IMT-së akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Të pandehurit janë:

  1. M.B., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”
  2. B.M., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”
  3. Sh.T., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”
  4. R.H., ish-kryeinspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”
  5. M.N., ish-kryeinspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”
  6. E.Z., ish-inspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”
  7. R.K., ish-inspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë mbi fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026