Hiqet nga rendi i ditës projektligji për Gardën pas kërkesës së Ballës: Të kalojë në seancën e datës 23
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës të projektligjit “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”. Pas kërkesës së tij, ky projektligj u hoq nga rendi i ditës.
Balla u shpreh se Garda i shërben autoriteteve të shtetit dhe se është elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend. Ai shtoi se ky projektligj të kalojë në seancën plenare të datës 23 prill.
“Nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t’u përgatitur për debat dhe të vish këtu të thuash ndryshe. Kjo është shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Në cilësinë e kreut të grupit kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse. Nuk është e vërtetë ajo që u tha.
Garda është elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend. Punonjësit e Gardës meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe çdolloj akuze apo insinuate dhe shpifjeje ndaj Gardës është e ulët.
Garda i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je në qeveri apo opozitë. Kryetari i Kuvendit i qëndroj propozimit tim. Është një praktikë pune, se kemi shumë çështje të tjera, kjo të kalojë në seancën e datës 23”, tha ai.
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
- 21:42 Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike