Samiti i Diasporës! Ministri Hoxha: I kam ftuar personalisht deputetët! Replikon Zhupa: Email-i erdhi në 11 të natës

16 Prill 2026 | 11:26

Deputetja demokrate, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend i ka bërë thirrje Parlamentit që të reagojnë lidhur protestat që po zhvillohet nga studentët në Maqedoninë e Veriut lidhur me gjuhën shqipe. Më pas ka reaguar ministri për Punët e Jashtme Ferit Hoxha.

Ministri gjatë fjalës së tij në Kuvend foli edhe lidhur me Samitin e Diasporës i cili u zhvillua për 3 ditë në Tiranë. Hoxha e ka cilësuar këtë samit si më të suksesshmin në krahasim me tre samitet e mëparshme.

Ai më tej shtoi se kanë dërguar ftesa për të gjithë deputetët dhe drejtuesit e komisioneve ndërsa kjo deklaratë ka sjellë reagime nga opozita.

“Unë i kam ftuar personalisht, deputetët për të marrë pjesë në hapjen dhe në mbremjen e datës 14 dhe i kam ftuar të gjithe kryetarët e Komisioneve për të marrë pjesë tek “Mëngjesi i vllazërimit.” Për të marrë pjesë tek diçka unike që nuk është bërë më parë ku të gjithë përfaqësuesit e komuniteve fetare për herë të parë bënë një lutje për Shqipërinë dhe flamurin.

Programi ka qenë online që me date 5 prill dhe është përditësuar çdo ditë. Unë s’kam marrë asnjë kërkesë për askënd, as ministria e Jashtme”, tha ai teksa i premtoi deputetes Ina Zhupa se nësë do të jetë në detyrë në samitin tjetër do ta ftojë personalisht e të jenë në një panel.

Zhupa më pas u përgjigj duke thënë se emailin e kanë marrë në orën 23:00. Sipas saj email-i ka ardhur pasi ajo kishte deklaruar për mos përfshirjen e Kuvendit në këtë samit.

“Po është e vërtete që keni sjellë një email të premten ne orën 11 të natës për deputet pasi kisha dalë me një deklaratë të mëekurën për mospërfshirjen e kuvendit të republikës së shqiperisë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026