Berisha: Riktheni subvencionet për naftën e fermerëve! Salla: Mbi 100 mln euro gati për sektorin e bujqësisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend se duhet të ketë ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik. Ai ka folur edhe lidhur me bujqësinë.
Berisha u shpreh se Kosova me gjysmën e buxhetit që ka Shqipëria ka ndarë katër herë më shumë për bujqësinë se Shqipëria. Sipas tij vendi ynë nuk mund të matet me vendet e BE.
“Kosova jep për një hektar grurë, 400 euro. Kosova jep për një hektar grurë për plehrat, 100-150 euro. Jep për farën, jep për naftën.
Pra, jo të krahasohemi me Gjermaninë, jo, as me Francën, as më Italinë, por me Kosovën po. Kosova ka gjysmën e buxhetit tonë, 4 miliardë euro”, tha ai.
Berisha shtoi se vendet në BE ndahen në tre grupe. Sipas tij ka vende që bëjnë subvencion maksimal, ato që bëjnë subvencion mesatar dhe ato që bëjnë subvencion më të ulët.
Në përgjigje, ministri i Bujqësisë Andis Salla u shpreh se qeveria ka hartuar një skemë të re për mbështetjen e fermerëve me vlerë 52 mln euro nga buxheti.
Sipas tij, qeveria shqiptare ka akorduar mbi 100 mln për fermerët që do të jenë këtë vit për subvencionet dhe pagesa direket për të ndihmuar fermerët.
“Fermerët shqiptarë është një skemë e cila e kem përafruar me BE. Është një skemë që është nga buxheti i shteti 52 mln euro në rritje nga viti i kaluar. përveç kësaj kemi në minimumi 15 mln euro të vendosur për 10% të kompensimit të çdo fature për të që punon tokën do të marrë kompensimin për çdo produkt bujqësor. Kjo shkon midis 45-50 mln euro sipas llogarive tona.
Qeveria shqiptare ka akorduar mbi 100 mln për fermerët që do të jenë këtë vit për subvencionet dhe pagesa direket për të ndihmuar fermerët dhe për të çuar sektorin në një hap tjetër. Me skenë e re, nga 1 metër tokë deri në 300-400 hektarë që kemi shifrën më të madhe, merr subvencion nga qeveria. Me sektorin bujqësor të jemi paralel de po ecim me një shifër të mirë”, tha ai.
Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 13:52 Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
- 13:41 Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
- 13:37 Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
- 13:34 Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)