Shiste lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 22-vjeçari në Dibër
Policia e Dibrës ka vënë në pranga këtë të enjte një 22-vjeçar pasi dyshohet se u shiste adoleshentëve lëndë narkotike.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë L.K., 22 vjeç, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas disa ditësh hetimesh në terren, kanë siguruar informacion për një shtetas që shiste lëndë narkotike kanabis adoleshentëve.
Në vijim, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Siguria”, për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në lagjen “Nazmi Rushiti”, dhe arrestuan shtetasin L.K., 22 vjeç, banues në Peshkopi, në tentativë për të shitur doza kanabisi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut