Lufta në Iran, Banka e Anglisë parashikon inflacion të lartë në shumë vende

16 Prill 2026 | 11:57

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey ka paralajmëruar se kriza e energjisë e shkaktuar nga lufta me Iranin do të rrisë çmimet në shumë vende dhe ka të ngjarë të heqë dorë nga ulja e normave të interesit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ky është një tronditje shumë e madhe energjetike”, i tha ai BBC-së në një intervistë të transmetuar të mërkurën, në kuadër të Takimeve vjetore të Pranverës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.

Për shumë pjesë të botës, inflacioni do të jetë më i lartë dhe lufta do të ketë një efekt negativ në aktivitetin ekonomik.

Përpara luftës, ai kishte pritur një ose dy ulje të normave të interesit këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar, por ky nuk ishte më parashikimi qendror i Bankës së Anglisë.

Nga ana tjetër, banka qendrore nuk do të nxitohet të rrisë normat e interesit, por do të preferonte të priste për të parë se si do të ndikojë lufta në ekonominë dhe inflacionin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Është shumë herët për të formuar gjykime të forta për këtë”, tha ai .

Ndërkohë, ministrja e financave të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves, tha se ishte një “gabim” që Shtetet e Bashkuara i dhanë fund bisedimeve me Iranin dhe nisën luftën që në fillim.

“Nuk jam e bindur se jemi më të sigurt sot sesa ishim disa javë më parë”, tha ajo të mërkurën në Forumin Invest In America në Uashington, DC.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pakistani: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran në Zvicër është anuluar

Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi se ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e planifikuar për të premten...
17:49 | 18/06/2026

“Falenderoj Putin dhe Jinping”, Trump: Qëndruan neutralë gjatë konfliktit, nuk më penguan

Pas firmosjes së memorandumit të mirëkuptimit me Iranin, Presidenti amerikan Donald Trump i kushtoi një falenderim të veçantë dy personave që, sipas tij, kishin kontribuar...
17:46 | 18/06/2026

Katar: Marrëveshja SHBA-Iran përbën bazën për fazën tjetër të negociatave

Qeveria e Katarit e përshkroi marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit si një hap të rëndësishëm për përparim të mëtejshëm në kontaktet diplomatike, në funksion të...
17:44 | 18/06/2026