Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person! Shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

16 Prill 2026 | 12:52

Një aksident i rëndë është regjistrur në komunën e Cormons në Itali. Mësohet se përshkak të aksidentit ka humbur jetën një 48-vjeçar dhe është plagosur rëndë një shqiptar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës përgjatë Variante 306 në Mariano del Friuli.

Rreth orës 13:00, një furgon frigorifer që udhëtonte nga Gradisca d’Isonzo për në Cormons u përplas ballë për ballë me një kamion që transportonte zhavorr. Përplasja ishte jashtëzakonisht e forte dhe shoferi i furgonit frigorifer vdiq menjëherë nga plagët e rënda që mori në përplasje.

Shoferi tjetër, që drejtonte automjetin e ngarkuar me zhavorr, u plagos rëndë. Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në Spitalin Cattinara ku mbetet në gjendje të rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje...
16:39 | 18/06/2026

Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona

Janë proceduar këtë të enjte nga policia e Tiranës 23 persona, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme, në ditën e saj...
16:32 | 18/06/2026

Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori

Një person është shoqëruar nga policia në Tiranë. Mësohet ai këtë të enjte rreth orës 14:30 ka kanosur me mjet prerës drejtuesin e një taksie...
16:13 | 18/06/2026