Shiste lëndë narkotike në Vlorë, në pranga 22-vjeçari

16 Prill 2026 | 14:01

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij erdhi pasi u kap duke shitur lëndë narkotike.

Policia bën me dije se i riu u ndalua në lagjen “Pavarësia”. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim u kryen kontrolle në banesën e tij ku u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

“Vlorë/Vijojnë goditjet kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Shiste lëndë narkotike në qytetin e Vlorës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa që iu gjet në momentin e kapjes nga Policia dhe një sasi e kësaj lënde, që iu gjet në banesë.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:

-S. K., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Pavarësia”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026