Plagosën rëndë me sende të forta një person, arrestohen dy autorët në Tiranë

16 Prill 2026 | 14:26

Policia e Tiranës, mbrëmjen e djeshme, ka vënë në pranga dy persona, të cilët sipas policisë kanë plagosur rëndë një person, duke e goditur me sende të forta.

Në kuadër të operacionit të koduar “Double”, në pranga kanë rënë Isak Mema, 45 vjeç dhe Bilbil Ajazi 38 vjeç. Ndërkohë, bëhet e ditur se njëri prej të ndaluarve ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, si rezultat e një pune të mirorganizuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre, finalizuan operacionin e koduar “Double”.    

Gjatë operacionit u kapën shtetasit:     

-I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për amëmbajtje pa leje;

-B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz.        

Në vijim të veprimeve procedurale, u ekzekutua urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës, më datë 15.04.2026, për këta 2 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 03.04.2025, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., të cilit i janë shkaktuar dëmtime të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026