10-Vjetori i Fronëzimit të Hirësisë së tij imzot Nikolla, Mitropolia e Fierit hap dyert e godinës së re

16 Prill 2026 | 16:31

 Me një meshë solemne që zgjati më shumë se tre orë dhe me pjesëmarrjen e një numri të madh besimtarësh, organi më i lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Kryepiskopi Joan dhe Sinodi i Shenjtë, përkujtoi 10-vjetorin e themelimit të Mitropolisë së Apollonisë dhe Fierit, si dhe Fronëzimin e Mitropolitit, Hirësisë së Tij Imzot Nikolla.

Imzot Nikolla u zgjodh një dekadë më parë me vota unanime nga Sinodi i Shenjtë, duke marrë drejtimin e kësaj mitropolie të rëndësishme. Në atë kohë, u vendos që qyteti i Fierit, së bashku me kishat përreth dhe numrin e konsiderueshëm të besimtarëve ortodoksë, të organizohej në një mitropoli të veçantë, si pjesë përbërëse e strukturës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Sot, pas 10 vitesh, kjo mitropoli shënon një tjetër moment të rëndësishëm, me inaugurimin e godinës së saj të re, e cila do të shërbejë si qendër për zhvillimin e aktiviteteve zyrtare dhe jetës kishtare në këtë rajon.

Gjatë këtij kremtimi të veçantë, Kryepiskopi Joan mbajti gjithashtu një fjalë përshëndetëse, duke vlerësuar rrugëtimin dhe kontributin e Mitropolisë së Fierit ndër vite.

Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë në 10-vjetorin e Fronëzimit të Mitropolitit të Fierit, Imzot Nikolla.

Mitropoliti
i Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla.
Të nderuar Mitropolitë,
Etër të shenjtë dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për kontributet që keni dhënë. Përvjetorët janë të rëndësishëm, prandaj dhe ne shpeshherë kujtojmë, sepse përvjetorët janë thirrje për të medituar pak.
Fillimisht për të medituar për ata që ishin para nesh dhe për kontributin e madh që kanë dhënë në shekuj të gjithë, dhe sidomos personat që i njohëm edhe vetë,
Kryepiskopin Anastas, mitropolitin
Ignat, të cilët dhanë të gjitha mundësitë e tyre për ta ringritur përsëri Kishën. Ne i kujtojmë gjithmonë me mirënjohje, sepse vepra jonë nuk mund të fillojë sot. Ne vazhdojmë, vazhdojmë dhe ndërtojmë në themelet që janë ngritur
nga të parët tanë, duke filluar që nga martirët e shekujve të parë dhe duke
mbaruar me martirët e fundit martirët e rinj, të
cilët për të mbrojtur besimin shpeshherë dhanë dhe jetën. Prandaj përvjetorët janë kujtime, dhe ata
nuk mbeten vetëm në të kaluarën, por dhe në të tashmen.

Dhe do të doja ta përgëzoja Mitropolitin për iniciativën për ta ndërtuar Mitropolinë. Mbaj mend kur i thashë për herë të parë për Mitropolinë, atij iu duk shumë e habitshme dhe që nuk mund të ndërtohet kurrë. Dhe unë i thashë: Nëse do ta fillosh, do ta mbarosh, sepse
ne nuk e bëjmë me forcat tona, por me hirin e Perëndisë. Nëse do të përpiqemi me gjithë shpirt, pa dyshim që gjithçka do të realizohet.Çfarë është e pamundur për
ne, është e mundur për Perëndinë. Frika
qëndron gjithmonë, por sa më tepër të
kemi frikë Perëndinë, aq më shumë na
pakësohet frika nga të tjerët. Sepse njerëzit që kanë frikë Perëndinë, nuk
tremben nga njerëzit. Dhe duke mos patur
frikë nga njerëzit, pa dyshim që do të fillojmë të bëjmë disa vepra të cilat do të lënë gjurmë, sepse Perëndia do të jetë vazhdimisht me ne. Asnjë forcë njeriu nuk mund ta bëjë këtë gjë. As Ringritjen e Kishës këtu, nuk mund ta bënte dot forca e njeriut, por hiri i Perëndisë. Dhe merita e njerëzve që ndërtuan ishte se ata patën hirin e Perëndisë. Zemrat e tyre ishin të pastra dhe hiri i Perëndisë zbriti mbi ta, i ndriçoi dhe i ndihmoi në rrugëtimin e tyre. Prandaj dhe e kujtojmë gjithmonë me mirënjohje Kryepiskopin Anastas për
të gjithë kontributin që ai ka dhënë.

Dhe diçka tjetër që përmendim te përkujtimoret
është se njerëzit e mëparshëm nuk janë të ndarë nga të gjitha këto gjërat e tjera që festojmë ne. Sepse te Zoti nuk ka të ndarë. Përkujtimoret tona nuk janë thjesht zi dhe vajtime, por janë edhe gëzim i thellë brenda, sepse kujtojmë njerëz të cilët dhanë një kontribut për Perëndinë dhe janë të gjallë tek Perëndia.

Dhe në përvjetorët
tanë i kujtojmë të gjithë ata që kanë qenë jo sikur nuk janë, sepse ata janë të pranishëm tek Perëndia dhe luten për ne.
Përvjetorët na japin dhe një shtysë tjetër për të ardhmen, sepse do të thonë që puna jonë nuk ka mbaruar dhe duhet të përpiqemi deri në frymën e fundit. Dhe njerëzit kanë nevojë për këtë mesazh.
Sot mesazhi i Kishës është mesazhi kryesor. Të gjitha ideologjitë e tjera nuk japin më shpresë. Vetëm Zoti jep
shpresë, prandaj dhe ne në fund të shërbesës kur bëjmë përlëshimin themi: Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty. Nëse do t’i themi fjalët jo vetëm thjesht me buzë, po të ndalojmë tea ato, do të kuptojmë që Perëndia është i vetmi shpresë për njerëzimin dhe mësimi i tij është e vetmja shpresë për të mbajtur vendin, familjet, dhe për të pasur një jetë të drejtë. Prandaj dhe përvjetorët janë
kaq të rëndësishëm për t’i kujtuar. Në këtë përvjetor të 10 -të jam shumë i gëzuar që Mitropolia e Fierit, siç u tha që ishte trashëgimtare e një mitropolie shumë të vjetër, por edhe të re që ka filluar në
Fier tani ka edhe selinë e saj. Edhe për këtë dua të falënderoj të gjithë kontribuesit dhe pa dyshim Mitropolitin Nikolla, i cili u përpoq me gjithë shpirt për ta ndërtuar dhe ia arriti. Edhe kjo është diçka tjetër që u jep shpresë të gjithë
njerëzve. Nëse do të përpiqemi, do të realizojmë gjithçka, sepse nëse përpiqemi për diçka të drejtë, Zoti nuk
do të na braktisë. Nëse punojmë për
Kishën, Zoti nuk do të na braktisë. Nëse
punojmë vetëm për vete, atëhere ndoshta Perëndia do të na braktisë. Po nëse punojmë për të drejtën, për Kishën edhe për njerëzit, Zoti do të jetë gjithmonë pranë
nesh.
Ju uroj që ta gëzoni Mitropolinë e re, edhe ndërtesën e Mitropolisë, edhe këtë kishë që është relativisht e re dhe shpresojmë që në të ardhmen do jetë
akoma dhe më e bukur. Do të jepni
kontribute edhe për t’u bërë ikonat dhe gjëra të tjera. Sepse duke dhënë tek Perëndia, ne nuk humbasim. Tek njerëzit mund të humbasë, te Perëndia nuk humbet. Nëse i japim Zotit një, Ai do të na japë dhjetë, sepse
askush nuk mund ta mundë Perëndinë në
bujarinë e Tij. Por Perëndia kërkon nga ne për të dhënë diçka dhe atë do ta shumfishojë, ashtu siç shumëfishoi bukët dhe siç
shumëfishon shumë gjëra, nëse ne realisht
i afrojmë ato para Perëndisë.

Ju uroj edhe një herë të gjithëve që Perëndia të jetë gjithmonë i pranishëm në këtë kishë, të ndriçojë Mitropolitin,
klerikët, ju dhe të gjithë ne të tjerët. Sepse, në Kishën Orthodhokse, suksesi në një vend, është suksesi i të gjithë
orthodhoksisë. Ne nuk jemi të
copëtuar. Çfarëdolloj qyteti apo fshati të jetë, nëse ai lulëzon, e gjithë Kisha ka lulëzuar. Kini gjithmonë ndërmend analogjinë që bën Shën Pavli
për Kishën. Ai e krahason atë me trupin. Nëse
vuan dora, vuan gjithë trupi; nëse vuan syri, vuan i gjithë trupi. Dhe nëse është e shëndetshme dora, i gjithë trupi është i gëzuar. Prandaj dhe ne duhet të gëzohemi gjithmonë me gëzimin e të tjerëve dhe të përmbushim thënien e famshme nga Etërit e Kishës që thotë: Lum ata njerëz që gëzohen me gëzimin e të tjerëve.
Lavdi Perëndisë për gjithçka.

Krishti u Ngjall – Vërtet u
Ngjalle

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026