Dëmtohet Ura e Gurtë e Zerzebilit në Gjirokastër, rrezikon shembjen

16 Prill 2026 | 19:04

Në qytetin e Gjirokastrës, Ura e Zerzebilit, e ndërtuar me gur të skalitur, rrezikon shembjen. Ky objekt, “Monument Kulture” i Kategorisë së Parë, lidh aktualisht lagjet karakteristike “Cfakë” dhe “Manalat” me pjesën tjetër të qytetit.

Ndërtimi i saj pasqyron mjeshtërinë tradicionale të kohës dhe përbën një dëshmi të rëndësishme të historisë së zonës. Sipas specialistëve, kalimi ndër vite i mjeteve të tonazhit të rëndë ka shkaktuar çarje dhe plasaritje në harkun e gurtë, duke e vënë në rrezik strukturën.

“Kjo urë për të cilën bëhet fjalë pranë shkëmbi është një nga urat kryesore, e cila është edhe urë lidhëse e sotme për të lidhur këtë zonë me Gjirokastrën, në kohë ajo ka pasur një çarje e cila vjen nga themeli deri në lartësi, kjo çarje ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve, i kalimit të makinerive të rënda gjatë kohës së tranzicionit dhe më pas, ndërtimet e shumta që janë bërë në Gjirokastër ka pasur kalime të pakontrolluara të makinerive të rënda si betoniere etj., të cilat kanë dhënë këtë çarje”, thotë Vaso Polo, inxhinier

Specialistët e trashëgimisë kulturore apelojnë për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda mbi urë dhe për zbatimin e një projekti të mirëfilltë restaurimi, në mënyrë që të parandalohet degradimi i mëtejshëm.

“Në kohë të ndryshme janë bërë disa meremetime jo të studiuara. të cilat nuk kanë dhënë efekt sepse kanë bërë vetëm shtokime, kohët e fundit si rezultat edhe i shirave shikojmë një gjallërim dhe një rivënie të kësaj çarje, nga pjesë të ndryshme suvash të cilat kanë rënë, në vazhdimësi do të ndërhyjmë me një projekt restaurimi të mirëfilltë të kësaj ure, për të qenë një restaurim i studiuar dhe pas këtij restaurimi nuk do të ketë më probleme, megjithatë tani duhet evituar të mos kalojnë makineritë e rënda”, shprehet ai.

Urat e gurta mbeten ndër dëshmitë më të vlefshme të historisë dhe arkitekturës së Gjirokastrës, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë të përdoren ende nga banorët. Ura mendohet të jetë ndërtuar gjatë periudhës osmane, në shekujt XVIII–XIX, megjithëse mungon një datë e saktë ndërtimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026