Studimi: 2-3 filxhanë kafe në ditë, më pak rrezik për ankth dhe depresion

16 Prill 2026 | 19:06

Konsumimi i moderuar i kafesë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të shëndetit mendor. Një studim i ri sugjeron se dy deri në tre filxhanë kafe në ditë mund të kenë efekt mbrojtës ndaj çrregullimeve si ankthi dhe depresioni.

Sipas kërkimit të publikuar në revistën shkencore Journal of Affective Disorders, studiuesit analizuan të dhënat e mbi 460 mijë personave për më shumë se një dekadë. Ata zbuluan se personat që konsumonin kafe në mënyrë të moderuar kishin rrezikun më të ulët për zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor, krahasuar me ata që nuk pinin fare ose që konsumonin shumë.

Rezultatet tregojnë një lidhje të ashtuquajtur “në formë J”, ku përfitimet shfaqen vetëm në nivele të moderuara. Konsumi i tepërt, mbi pesë filxhanë në ditë, lidhej me rritje të rrezikut për çrregullime mendore.

Studiuesit theksojnë se kafeja përmban mbi një mijë përbërës bioaktivë, përfshirë kafeinën dhe antioksidantët, të cilët mund të ndikojnë në funksionimin e trurit dhe në uljen e inflamacionit, faktorë që lidhen me shëndetin mendor.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se bëhet fjalë për një studim vëzhgues, që tregon lidhje dhe jo shkak të drejtpërdrejtë. Kafeja nuk mund të konsiderohet trajtim për problemet mendore, por një element që mund të kontribuojë në një stil jete më të shëndetshëm.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor, duke e bërë kërkimin për mënyra parandaluese gjithnjë e më të rëndësishëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026