“Na kritikojnë për flokët”, motër e vëlla të fiksuar me biçikletat, të pandashëm nga njëri-tjetri

16 Prill 2026 | 19:22

Maria dhe Agron Vuka janë motër e vëlla të pandarë – ajo avokate, ai kërkues gjuhësor – por i bashkon një pasion i fortë për sportin dhe një energji që i mban gjithmonë në lëvizje.

Ne jemi si “Loli dhe Çoli” – shkojmë shumë mirë bashkë, por jemi dy karaktere shumë të forta dhe shpesh përplasemi.

Jetoj në Itali që në moshë të vogël. Kam shkuar në Milano në moshën 17-vjeçare. Jam marrë gjithmonë me sport dhe për një kohë kam qenë i lidhur me futbollin, por për disa arsye shëndetësore u detyrova të shkëputem.

Jeta jonë është gjithmonë në lëvizje. Sa herë jemi këtu, marrim edhe qenin dhe dalim për shëtitje. Kam përfunduar shkollën e mesme në Itali dhe jam regjistruar për të studiuar juridik.

Prej 15 vitesh jetojmë në Itali, por e ndiejmë sikur kemi një këmbë atje dhe një këmbë këtu. Megjithatë, të ardhmen e shohim në Tiranë.

Sa i përket look-ut, ne bëjmë shumë video dhe u japim liri njerëzve të komentojnë. Kur na shohin bashkë jashtë, ka reagime të ndryshme. Disa janë pozitivë, ndërsa të tjerë çuditen dhe bëjnë komente për flokët tanë. Ka raste që na thonë: “Prit, çfarë i ke këto flokë?” apo “Po na prishni vendin kështu në rrugë”. Mua më vjen për të qeshur. ajo

Shumica e djemve i mbajnë flokët e shkurtra, ndërsa vëllai im jo. Madje ka nga ata që ofrohen t’ia presin flokët falas, por ai i pret vetë. Ne nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë look-un.

Një tjetër pasion i madh i yni janë biçikletat. Kemi bërë rrugë të gjata si Milano–Genova apo Genova–Portofino, rreth 150–200 km. Është një aktivitet që e praktikojmë vazhdimisht, edhe për arsye shëndetësore. Në përgjithësi merremi me çdo lloj sporti, përveç vrapit, dhe nuk frekuentojmë palestrën.

Shpesh njerëzit mbeten të habitur dhe madje të zhgënjyer kur kuptojnë që nuk jemi çift. Disa e kuptojnë nga ngjashmëria jonë, por të tjerë jo.

Besojmë që fëmijët duhet të rriAten me pastërti në zemër. Ne e ndiejmë shumë mallin për Shqipërinë; nëse nuk do ta ndienim, nuk do të ishim këtu. Megjithatë, ndonjëherë ambienti përcjell edhe ndjenja negative.

(Agron) Misioni im tani lidhet me zbulimet gjuhësore përparimtare. Këto janë njohur jo vetëm nga unë, por edhe nga studiues italianë, dhe dua të arrij që këto zbulime të marrin vendin që meritojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026