Debate në Kuvend për çmimin e naftës, Braçe përplaset me Shehajn

16 Prill 2026 | 19:39

Seanca plenare e Kuvendit pasditen e së enjtes u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës sa i përket çmimit të karburanteve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e tij kërkoi rritjen e transparencës nga bordi, duke theksuar nevojën për publikimin e çmimit të naftës pa taksa që hyn në Shqipëri, në mënyrë që të kuptohet më qartë ecuria e tregut gjatë periudhës së fundit.

Ndërsa Braçe mbante fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Shehaj ndërhyri disa herë duke hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Përplasja mes tyre nisi pasi Shehaj e quajti Braçen ‘hajdut i vogël’, gjë që solli reagimin e Braçes dhe një përplasje verbale mes dy deputetëve.

“Ti je hajdut i vogël”, i tha Shehaj-Braçes.

“Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe.

“Jo, jo, s’të kam kërkuar falje. Je një hajdut i vogël. Je i vogël në gjithçka”, i tha Shehaj-Braçes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026