Gjokutaj: Rama ka detyrimin të paraqitet në GJKKO dhe të thotë të vërtetën për “Partizanin”

16 Prill 2026 | 21:29

Avokati Genc Gjokutaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama ka detyrimin ligjor të paraqitet në GJKKO ku është thirrur si dëshmitar lidhur me dosjen Partizani.

Sipas Gjokutaj, Rama duhet të përgjigjet pse e ka hedhur firmën për transformimin e ish-kompleksit sportiv Partizani dhe duhet të thotë vetëm të vërtetën sipas formulës së betimit.

“Është hera e parë që Rama thirret në një organ gjyqësor dhe hera e parë që futet në një format kur është nën betim dhe mban përgjegjësi për çdo fjalë që ka thënë, ndryshe nga retorika e tij nëpër asamblera dhe në komunikim me shtypin ku çfarë thotë në mëngjes s’e thotë në darkë. Nuk duam të bëjmë politikë por procedurialisht për të sqaruar këtë problem, Berisha ka qenë 1 vit në arrest shtëpie lidhur më një çështje ku nuk ka asnjë firmë dhe firmat figurojnë në emër të një personi që as nuk është thirrur të pyetet jo më të mbajë përgjegjësi penale. Kodi i procedurës penale nuk bën dallim kryeministri apo xhepisti. Ai ka detyrimin ligjor të paraqitet në gjykatë dhe të thotë vetëm të vërtetën sipas formulës së betimit. Ka detyrimin për t’u paraqituri Mos paraqitja për të dëshmuar janë vepra penale, dhe procedura është e tillë që nëse shmanget thirret forcërisht nga gjykata për të dhënë dëshminë e tij. Salla e gjyqit do të jetë një sprovë për të”, tha Gjokutaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
11:34 | 04/06/2026