Historia e rrallë e një mësuesi nga Maliqi që sfidoi vështirësitë për arsimin
Mësuesi Alban Bejleri ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një infarkti, duke lënë pas një histori të rrallë përkushtimi ndaj arsimit në zonat e thella të Maliqit.
Ai u dha mësim për vite me radhë vetëm tre nxënësve të shkollës së Marjanit, një zonë e vështirë për t’u arritur, ku çdo ditë përshkonte me orë të tëra rrugë në këmbë për të mos i lënë fëmijët pa mësim.
Miku i tij i ngushtë, Artur Vrenozi, e kujton si një mësues model dhe një njeri të përkushtuar.
“E kam njohur prej vitesh. Ka punuar fillimisht në gjimnazin e Bilishtit dhe më pas në fshatra të thellë si Mjaltëzi dhe Marjani, ku kishte vetëm pak nxënës. E kam shoqëruar vetë. Në Mjaltëz ecte deri në 6 orë, ndërsa në Marjan minimalisht 3-4 orë. Nga Bilishti vinte me makinë dhe më pas vazhdonte në këmbë, vetëm për t’u dhënë dije nxënësve,” tha ai.
Sipas tij, Bejleri vinte nga një familje mësuesish dhe njihej për përkushtimin e jashtëzakonshëm. Edhe pse prej vitesh vuante nga diabeti, ai nuk u ndal kurrë në misionin e tij për arsimin.
Historia e tij mbetet një shembull i rrallë i sakrificës dhe dashurisë për dijen.
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar