Të shtënat në Tiranë, identifikohet i plagosuri! Reagon policia: Po punohet për kapjen e autorit
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë. I plagosur ka mbetur një person i cili është identifikuar si Ilirjan Dosti rreth 45 vjeç.
Lidhur me ngjarjen, policia ka dalë me një reagim zyrtar ndërsa bën me dije se plagosja ka ndodhur rreth orës 19:10 në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”.
I plagosuri ndodhet në spital ndërsa policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar