Dyshohet se trupi i pajetë i gjetur në Belgjikë i përket ish-ushtarit të arratisur, konfirmon policia

21 Qershor 2021 | 10:45

Policia belge dyshon se trupi i pajetë që është zbuluar të dielën i përket i ish-ushtarit në arratisje.

46-vjeçari ishte vendosur në listën e personave të dyshuar për terrorizëm për shkak të pikëpamjeve të tij ekstremiste.

Më 17 maj, qindra forca speciale zbritën në terren për të kërkuar Conings pasi ky i fundit kishte përvetësuar disa armë të rënda nga një kapanon ushtrie e më pas ishte zhdukur.

Ish-ushtari kishte kërcënuar disa qytetarë, përfshi këtu një ndër virologët më të njohur të Belgjikës i cili ka pasur një rol kyç në betejën kundër COVID-19.

“Të dielën, trupi i pajetë i një individi të gjinisë mashkull u zbulua nga dy persona që po ecnin në pyllin e bashkisë Dilsen-Stockem”, – konfirmoi policia e shtetit për Euronews.

“Nga hetimet e para duket se është trupi i Jurgen Conings i cili nuk është parë që prej 17 majit”.

“Shkaku i vdekjes ka të ngjarë se është vetëvrasje me armë zjarri, por kjo do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

Dhjetëra persona janë ende nën mbrojtjen e policisë në Belgjikë pasi konsiderohen si objektivë të mundshëm të ish-ushtarakut, i cilësuar si “Rambo” nga mediat belge.

Conings ka pasur një karrierë të gjatë prej rreth tre dekadash si snajperist përpara se të niste kërcënimet dhe komentet raciste në Facebook. Ndaj tij u mor një masë disiplinore,  por iu lejua të vazhdonte punën me armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026