Aulon Kalaja humb ndjenjat gjatë protestës, transportohet në spital

17 Prill 2026 | 21:00

Situata është përshkallëzuar pas përfundimit të fjalimeve në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin e Tiranës, ku ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje me protestuesit.

Gjatë përplasjes, aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, është lënduar dhe është transportuar me ambulancë, i ndihmuar nga protestues të tjerë të pranishëm në tubim.

Pas molotovëve që u hodhën ndaj Kryeministrisë, policia vërshoi drejt protestuesve për të neutralizuar militantët demokratë që po shkaktonin dhunë. Në këtë moment me blutë është përplasur Flamur Noka, ndaj të cilit është hedhur spraj lotsjellës.

Spraj Lotjesjellës i hedhur në drejtim të deputetëve të PD në protestën ka sjellë reagimin e këtyre të fundit që janë përplasur me efektivët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026