Rruga e Currilave, shoferët: Po na dëmtohen makinat, ka nevojë për ndërhyrje

17 Prill 2026 | 22:40

Rruga e Currilave është një nga akset më të frekuentuara në Durrës, për shkak të pranisë së bizneseve dhe strukturave akomoduese që operojnë përgjatë saj.

Gropa të mëdha në asfalt dhe drejtues mjetesh që devijojnë për të shmangur dëmtimin e makinave janë panorama e përditshme në këtë rrugë.

Për shoferët, ky aks ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

 “Rruga patjetër që na krijon probleme, po nuk kemi çfarë të bëjmë. Jemi dorëzuar përpara kësaj qeverie. Ishalla po ikim sa më shpejt”, shprehet një zotëri.

Disa të tjerë të rinj shprehen se: “Rruga ka nevojë për përmirësim, na i prish pak makinat, i hedhin çakull.”

“Me të gjitha makinat që kemi kaluar kemi pasur probleme, kështu ka vite. Këtu kemi universitetin, vijmë në Currila, pimë ndonjë gjë. Tani është bërë më keq. Apeli është që, do Zoti, mendojnë që ta rregullojnë. Kështu ka shkuar kjo punë, me ‘do Zoti’.”

“Jemi duke ecur avash-avash se prishim makinën. Bashkia duhet të marrë masat e saj, mos t’i lërë më gropa kaq të mëdha. Probleme jep për ne shoferët. Zgjidhjet janë momentale, kjo rrugë duhet me asfalt.”

E njohur si një nga zonat më të frekuentuara gjatë gjithë vitit, rruga e Currilave kërkon ndërhyrje urgjente, veçanërisht në prag të sezonit turistik, kur Durrësi pritet të mirëpresë mijëra turistë vendas e të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026