Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Rregulloren e Kuvendit

20 Prill 2026 | 16:03

Publikohet vendimi i plotë i vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit. Pas publikimit, Kuvendi ka afat 30 ditë kohë për të zbatur vendimin e Kushtetuese.

Kjo e fundit rrëzoi procedurën e ndjekur për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme parlamentarae nga Kuvendi në shtatorin e një viti më parë.

Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se opozitës i ishte shkelur e drejta për të qenë pjesë e procesit që çoi në ndryshimin e numrit të Komisioneve të përhershme parlamentare nga 7 në 11.

“Thënë sa më sipër, Gjykata çmon se mënyra e thirrjes së Kuvendit në seancë plenare, si dhe procedura e përshpejtuar e miratimit të ndryshimeve të Rregullores kanë sjellë cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese në drejtim të lirisë së shprehjes së deputetëve të pakicës parlamentare. Për rrjedhojë, pretendimi i kërkuesit në këtë drejtim është i bazuar.

Gjykata vlerëson që efektet e këtij shfuqizimi të hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe kohore Kuvendi të ketë mundësinë e organizimit të komisioneve parlamentare sipas standardeve për procedurën e miratimit të akteve, të përcaktuar në arsyetimin e mësipërm të këtij vendimi.

Në përfundim, Gjykata çmon se pretendimet e kërkuesit për cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese në drejtim të lirisë së shprehjes janë të bazuara, sipas arsyetimit të mësipërm të vendimit, ndaj kërkesa pranohet”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026