Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga bllokada detare

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
21 Prill 2026 | 07:50

Çështja e bllokadës detare ndaj Iranit është rikthyer në qendër të vëmendjes nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili në një postim në Truth Social e paraqet atë si një mjet kyç presioni ndaj Teheranit.

Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “fitojnë luftën me një diferencë të madhe”, duke kundërshtuar, sipas tij, narrativën e mediave kryesore amerikane si The New York Times, The Wall Street Journal dhe The Washington Post.

Lidhur me bllokadën detare, ai e përshkruan atë si “absolutisht shkatërruese” për ekonominë iraniane. Sipas tij, Teherani po humbet rreth 500 milionë dollarë në ditë për shkak të kufizimeve në trafikun detar, një shumë që ai e konsideron të paqëndrueshme edhe në afat të shkurtër. Trump thekson se bllokada nuk do të hiqet pa një marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, ai paraqet një tablo të dobësimit të forcave të armatosura iraniane, duke folur për një “marinë të zhdukur” dhe një “forcë ajrore joaktive”.

Trump akuzoi gjithashtu mediat amerikane se “mbështesin palën kundërshtare” dhe “i urojnë Iranit fitore”, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe anti-amerikane.

Në një postim tjetër në Twitter, presidenti amerikan deklaroi se udhëheqja iraniane ka detyruar qindra anije të drejtohen drejt SHBA-së, kryesisht në shtetet Texas, Louisiana dhe Alaska, për të marrë naftë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani nuk synon të sigurojë një bombë atomike, por do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e...
14:39 | 21/06/2026

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej protestuesve mëngjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend

Ditmir Bushati është një tjetër figurë nga radhët e PS që ka dalë në mbështetje të protestave në Tiranë. Ish-ministri i Jashtëm ka postuar këtë...
12:14 | 21/06/2026