Të shtënat me armë në sitin arkeologjik në Meksikë, 13 turistë të plagosur

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
21 Prill 2026 | 09:03

Numri i personave të plagosur nga të shtënat me armë në sitin arkeologjik Teotihuacan në Meksikë është rritur në 13, sipas Sekretariatit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve të Meksikës.

“Pas ngjarjeve tragjike në Teotihuacan, protokollet e reagimit ndaj emergjencave dhe koordinimit ndëragjencor u aktivizuan menjëherë për të transportuar 13 persona të kombësive të ndryshme, të cilët u plagosën dhe morën trajtim në spitalet në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën në faqen e agjencisë në X.

Sipas informacionit zyrtar, të plagosurit përfshijnë turistë nga Kolumbia, Kanadaja, Rusia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara. Mosha e tyre varion nga 6 deri në 61 vjeç.

Më parë, autoriteti tha se një burrë i paidentifikuar hapi zjarr në kompleksin arkeologjik Teotihuacan dhe më pas i mori jetën vetes. Një grua kanadeze u vra në sulm. Pas incidentit, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum urdhëroi një hetim të plotë dhe udhëzoi që të plagosurëve dhe familjes së viktimës t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani nuk synon të sigurojë një bombë atomike, por do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e...
14:39 | 21/06/2026

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej protestuesve mëngjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend

Ditmir Bushati është një tjetër figurë nga radhët e PS që ka dalë në mbështetje të protestave në Tiranë. Ish-ministri i Jashtëm ka postuar këtë...
12:14 | 21/06/2026