Vandalizmi i statujës së Jezusit në Liban, IDF: Dy ushtarët izraelitë do të largohen nga detyra

21 Prill 2026 | 17:33

Ushtari izraelit që goditi një statujë të Jezusit me çekiç në Liban dhe ushtari që fotografoi incidentin do të marrin 30 ditë paraburgim ushtarak.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF në një deklaratë shtoi se dy ushtarët do të largohen nga detyra luftarake. Gjashtë ushtarë të tjerë që ishin në vendngjarje dhe që nuk ndërhynë do të trajtohen veçmas.

Incidenti ndodhi në fshatin Debel në Libanin jugor dhe shkaktoi dënim të gjerë pasi pamjet e vandalizmit  u shpërndanë gjerësisht në internet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pas ngjarjes reagoi dhe tha se ishte i tronditur dhe i trishtuar nga ajo që ndodhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet avioni ushtarak në Indi, 5 të vdekur dhe një i mbijetuar

Një avion transporti AN-32 i Forcave Ajrore Indiane (IAF) është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë në bazën ajrore Jorhat, në Assam, në orët e...
12:43 | 13/06/2026

“U eliminua me urdhrin tim”, Trump publikon videon e momentit të shpërthimit që vrau kreun e “Tren de Aragua”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, publikoi këtë të shtunë në rrjetin e tij social “Truth” një video që, sipas tij, tregon momentin e...
08:30 | 13/06/2026

Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

Një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të ulur tensionet në rajon duket se është pranë finalizimit....
08:15 | 13/06/2026