NATO: Do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur Turqinë

22 Prill 2026 | 13:03

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është zotuar se aleanca do të “bëjë gjithçka që duhet” për të mbrojtur Turqinë, e cila sipas tij u shënjestrua nga raketat iraniane muajin e kaluar. Deklaratat e Rutte u bënë gjatë një vizite në vend.

“Irani po mbjell terror dhe kaos, dhe kjo ndihet veçanërisht këtu në Turqi . Në javët e fundit, NATO ka kapur me sukses, katër herë, raketa balistike të drejtuara drejt Turqisë”, shtoi ai.

Rutte theksoi gjithashtu se NATO është e përgatitur për kërcënime të tilla dhe do të mbrojë të gjitha shtetet anëtare të saj. 32 vendet e NATO-s pritet të takohen në fillim të korrikut në kryeqytetin turk për një samit.

Gjatë vizitës së tij në objektet e Aselsan, Rutte vlerësoi “zhvillimin e shpejtë” të industrisë turke të mbrojtjes, ndërsa pritet të takohet edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026