Vrau gruan në Greqi, shqiptari në gjyq: Gjithçka ndodhi në atë moment, nuk ishte e paramenduar
39-vjeçari shqiptar, Kastriot Cenko ka zbuluar detaje nga vrasja e bashkëshortes së tij Alba para Gjykatës në Athinë. Shqiptari në nëntor të 2024 goditi me një çekiç viktimën dhe më pas fshehu trupin.
Autori ka deklaruar se ngjarja nuk ka qenë e paramenduar dhe se ka qenë i tërbuar kur ka ndodhur ngjarja sepse kishte zbuluar se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një person nga rrethi i tij i miqve.
“Unë jam ndërtues. E mohoj akuzën ashtu siç është. Isha në gjendje të tërbuar, nuk isha në një gjendje të qetë mendore siç thotë aktakuza, nuk kishte paramendim”, tha ai.
“Gjithçka ndodhi në atë moment. Dua t’u kërkoj falje të thellë fëmijëve të mi që i privova nga nëna e tyre dhe një falje të thellë familjes së saj “, shtoi ai.
Në gjyq ka dëshmuar edhe nëna e viktimës e cila u shpreh se shqiptari i kishte thëne se ajo kishte marrë valixhen dhe ishte larguar.
“I pandehuri më kishte telefonuar dhe ishte bërë sikur ishte i shqetësuar për vajzën time . Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Pyesja veten nëse ai ishte larguar vërtet për në Shqipëri. E pyeta nipin tim “ku është nëna jote” dhe ai më tha ” Nuk e di”, tha ajo.
Ajo theksoi gjithashtu se shumë çifte kanë probleme, por nuk arrijnë deri në pikën e krimit.
“Nuk duhej të kishte arritur deri këtu. Vajza ime më thoshte se ishte e trishtuar, se punonte shumë dhe se po bënte tre punë sepse ai nuk po sillte para në shtëpi. Ajo më kishte thënë se nuk po kalonte mirë në shtëpi, por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj”, tha nëna e viktimës me lot në sy.
Vëllai i 39-vjeçarit deklaroi se ai e donte gruan dhe se ajo i kishte kërkuar divorcin.
“Ai i donte shumë gruan dhe fëmijët e tij. E pyeta se si ndodhi kjo. Ai më tha se gruaja e tij i kishte thënë se donte të divorcohej prej tij dhe se do të largohej me një burrë tjetër, duke marrë me vete një nga dy fëmijët.
Ajo i tha se do të largohej me shokun e tij të fëmijërisë dhe se do të merrte me vete një nga dy fëmijët sepse nuk ishte i tiji. Ai u ngatërrua, më tha, dhe mori çekiçin dhe e goditi. Më tha se më pas mendoi të kryente vetëvrasje, por nuk e bëri për fëmijët e tij. Ai po qante. Ai ishte një burrë i mirë, një baba i mirë dhe një vëlla i mirë. Ai kurrë nuk krijoi probleme këtu, as në Greqi dhe as në Shqipëri”, tha ai.
New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale
- 16:06 New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
- 16:00 Rama refuzon të flitet për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS-së
- 15:57 Irani: Do të dërgojmë një delegacion në Zvicër për bisedime me SHBA-në
- 15:57 Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 15:47 Rama reagon për autokolonat e protestuesve nga diaspora: Në makina ka vetëm shoferë, gjithçka bëhet për viralitet
- 15:44 Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale